Dënohet me burg pasi akuzoi institicionin për vjedhje ndaj të varfërve

Gjykata e dubait jep vendimin e çuditshëm

Një gjykatë në Dubai ka dënuar një punonjës emigrant indian me tre muaj burg pasi ku i fundit ka akuzuar publikisht një institucioni për marrje parash dhe vjedhje ndaj të varfërve. Gjykata e ka dënuar, gjithashtu edhe me 97 mijë pound britanikë, duke shtuar se 25 vjeçari do të deportohet menjëherë sapo të mbarojë dënimin në burg. Personi i dërgoi Autoritetit Transportual Rrugor të rajonit një e-mail në të cilin ai deklaronte se “autoritetet publike po u merrnin para personave të varfër, duke bërë në mënyrë të vetëdijshme mosfitimin e të drejtës së testit për ngarje makine si dhe duke i detyruar ata të ripërsëritin testin dhe marrin goxha para”.

Autoriteti Transportual Rrugo, e-mailin e dërguar nga 25 vjeçari e raporton menjëherë në policinë e dubait. Gjykatësi Mohammad Jamal, përveç vendimit për tre muaj burg ndaj shtetasit indian, e ka gjobitur atë me arsyen e ofendimit të departamentit qeveritar nëpërmjet e-mailit duke e quajtur fajtor. “Aparati i celularit i cili është përdorur për krimin në fjalë do të konfiskohet. Personi do të deportohet menjëherë sapo të kryejë dënimin e marrë”, ka shprehur gjykatësi në vendimin e tij. Nga ana tjetër, shtetasi indian ka mundësi që ta apelojë vendimin e dhënë kundër tij.

“Emigrantët e shumtë që punojnë në EBA janë shumë të ekspozuar dhe abuzuar në këtë vend”, sipas Human Rights Watch. Marrdhëniet mes punëdhënësve dhe policisë janë shumë të forta, duke rrezikuar punëtorët dhe jetën e tyre.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet