Dënohet me 'burg përjetë' Radovan Karadzic

Është dënuar me vendim unanim dhe përfundimtar, ish lideri politik i serbëve të bosnjës Radovan Karadzic. Vendimi i shkallës së dytë, “i pa aplikueshëm”, është dhënë nga grupi përfundimtar i gjykatës ndërkombëtare të krimeve në Hagë të holandës, organizëm i cili ka shqyrtuar edhe çështjen e krimeve të ish-jugosllavisë. Të gjitha kërkesat e bëra nga mbrotja e Karadzic, janë hedhur poshtë dhe ai është gjetur fajtor duke i hapur dyert e burgimit të përjetshëm.

Radovan Karadzic, tashmë 73 vjeç, ishtë dënuar nga Gjykata e shkallës së parë në vitin 2016 me 40 vjet burg për genocid, krime lufte kundër njerëzimit. Tashmë, vendimi historik, thuajse i fundit për krimet në ish-jugosllavi, duket se ka fituar edhe vëmendjen e të gjithëve. Por edhe tensione janë shfaqur jashtë ndërtesës së gjykatës, teksa një burrë i cili mbante flamurin serb ka nisur të shajë dhe ofendojë një grup boshnjakësh të cilët ishin mbledhur jashtë për të pritur vendimin e gjykatës.

Në sallë ndodheshin edhe “nënat e srebrenicës”. Gjatë masakrës në Srebrenicë, mbi 8 mijë muslimanë u masakruan nga forcat serbe të drejtuara nga gjenerali Radko Mladic, edhe ai i dënuar për krime në vitin 2017. Karadzic, është dënuar edhe për veprën penale të planifikimit të masakrës. Vendimi është pritur me ovacione edhe në Sarajevë, duke e konsideruar Karadzic si njërin nga fajtorët më të mëdhenj të luftës dhe shkatërrimit të qytetit, nga ku mendohet se kanë vdekur mbi 10 mijë persona.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet