Dhjetëra mijëra besimtarë mirëpresin Papa Françeskun në Kili

Papa Françesku ka mbërritur në Kili dhe i është dhënë një mirëseardhje e ngrohtë nga presidenti Michelle Bachelet dhe dhjetëra mijëra dashamirës. Ai do të kalojë tre ditë aty përpara se të shkojë në Peru. Pavarësisht atmosferës festive së mirëseardhjes, Papa mbërrin në Kili në një kohë kur mbështetja për Kishën katolike është mjaft e dobët. Një nga çështjet që Papa mund të trajtojë gjatë vizitës së tij janë edhe skandalet e abuzimeve seksuale në këtë vend. Ai gjithashtu ka gjasa të përballet me protesta nga Mapuche, të cilët akuzojnë shtetin dhe kompanitë private se po marrin tokat e tyre stërgjyshore. Ai do të vizitojë të mërkurën rajonin e tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet