Genocidi Armen, njihet zyrtarisht edhe nga Dhoma Amerikane

Pas dënimit nga Dhoma Amerikane ndaj Ankarasë, vetëm dy javë para vizitës së presidentit turk Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, deputetët kanë miratuar në mënyrë të plotë problemin ndaj njohjes së genocidit armen. Por jo vetëm kaq. Dhoma amerikane ka miratuar edhe kërkesën e presidentit Tramp për shtimin e sanskionneve ndaj turqisë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ankarasë, e cila “dënon” çështjen e genocidit armen duke e quajtur si një “vendim në punët e brendshme, duke mos parë asnjë bazë historike dhe jurudike”. “Është një hap politik i papranueshëm. Është drejtuar vetëm nga lobi armen dhe grupet anti-turke”, ka thënë shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu. Madje edhe ambasadori amerikan në Ankara, David Satterfield është thirrur urgjent për një mbledhje nga Ministria e Jashtme turke.

Ministria e Jashtme, ka kundështuar fort edhe mbledhjen mbi shtimin e sanksioneve, duke nënvizuar se vendimi nuk është konsultuar me aleatët e Natos, duke bërë që Washingtoni të krijojë probleme diplomatike mes të dyja vendeve. Dhoma amerikane ka rinjohur formalisht “genocidin armen” me maxhorancë 405 vota. Sipas dhomës, testi nuk ka asnjë arsye të keqe dhe fton “përkujtimin ndaj genocidit armen”, duke edukuar brezat e rinj. Miratimi është pasuar me një përshëndetje dhe duartrokitje në sallë.

Genocidi armen është njohur nga shumë vende. Sipas të dhënave, mbi 1.5 milion armenë janë vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat e perandorisë osmane, në epokën e alenancës mes gjermanisë dhe mbretërisë austro-hungareze. Por Ankaraja e kundërshton termin “genocid”, deklaruar se masakrat janë kryer nga vetë armenët në kuadër të luftës civile.

Në prill të 2017, vetëm disa muaj pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trupm e cilësoi masakrën ndaj armenëve si “njëra nga vrasjet më të mëdha të shekullit të 20” duke mos përdorur termin genocid. Mjafton të shohësh edhe nga viti 2008 kur ish-presidenti Barack Obama u zgjodh në krye të amerikanëve, në njërën nga mbledhjet e qeverisë ai kërkoi të njihej masakra.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet