Dhunoi të dashurin, përfundon në qeli aktorja e famshme

Akuzohet se dhunoi partnerin dhe një punonjës policie

Edhe aktorët e famshëm përfundojë në qeli. Për dhunë në familje është vënë në pranga aktorja e famshme Heather Locklear.

Heather dhunoi të dashurin e saj Chris Heisser nuk u mjaftua me kaq por ajo akuzohet se sulmoi edhe një oficier policie.

Sipas motres së aktores, Chris i zuri frymën dhe u përpoq që ta mbyste Heather.

Colleen Locklear këmbënguli se zënka midis tyre nuk ka ardhur për faj të 56-vjeçares.

Dhe pavarësisht se u arrestua ishte ajo viktima e vërtetë.

Por ylli i Hollywood pretendohet se nuk ka pasur shenja në qafë.

Kur arriti policia në shtëpi, Heisser ishte duke qëndruar në anën e shtratit i mbështetur mbi Heather.

Por aktorja u arrestua pasi i dashuri tha që ajo u përpoq t'i thyente hundën dhe se kishte pirë.

Tani Heather është në një institucion rehabilitimi, sipas Entertainment Tonight.

Heather u arrestua dhe u akuzua pasi policia iu përgjigj një telefonate 911 nga shtëpia e saj Thousand Oaks më 25 shkurt.

Oficierët e policisë gjithashtu u sulmuan nga 54-vjeçarja dhe u tha se nëse kthehen në shtëpinë e saj do ti vriste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet