Dimër i ashpër në Francë. Dëbora ‘i ngujon’ të gjithë në shtëpi

Dimri i ashpër ka mbërritur edhe në Francë. Dëbora ka shënuar një trashësi prej 12 centimetrash. Vendi nuk është më si më parë, me lëvizje të shumta. Gjithçka është paralizuar. Dëbora i ka ngujuar të gjithë brenda në shtëpi. Rreth 900 automjete janë bllokuar dhe nuk mund të lëviznim më nga vendi as para dhe as mbrapa. Rajoni më i populluar në Europë tashmë nuk ka qarkullim. Autobuzat dhe aeroplanët kanë pezulluar aktivitetin e tyre. Zëdhënësi i qeverisë, Frederic de Lanouvelle, shpjegoi se rreth 2,500 njerëz, duke përfshirë zjarrfikës, punëtorë të mirëmbajtjes rrugore, po mobilizohen në përpjekje për të pastruar rrugët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet