Dimri i vërtetë rus, borë e vazhdueshme për 24 orë

Për rreth 24 orë pa ndalim, reshjet e dëborës kanë pushtuar Rusinë. Gjatë fundjavës temperaturat kanë arritur në minimumin e vlerave duke shkaktuar ngrica në të gjithë vendin. Sipas meteorologëve ky është një rekord i ri në historinë e të dhënave të motit, pasi këto kanë qenë ditët me reshjet më të dendura. Temperaturat e ulëta bënë që shiu që ra disa ditë më parë të shkaktojë ngrica të mëdha. Kjo ka sjell pasoja të rënda në të gjithe vendin. Një person humbi jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e rrëzimit të pemëve. Retth 2000 të tilla janë shembur vetëm në kryeqytetin rus. Po kështu kjo ka sjellë paralizim të qarkullimit dhe shkëputje të energjisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet