Djeg familjen të gjallë në makinë dhe më pas vret veten

Vret gruan dhe fëmijët dhe më pas vret veten. Ish-lojtari i rugby Rowan Charles Baxter, 42 vjeç, është gjetur i vdekur së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij. Vogëlushët kanë vdekur brenda makinës që i është vënë zjarri në Brisbane të Australisë. Gruaja ka arritur të shpëtojë duke dalë jashtë makinës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegiet.

Në momentin kur ndihma e shpejtë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për vogëlushët Aaliyah, Laianah dhe Trey, respektivisht 6, 4 dhe tre vjeç, nuk mund të bëhej më asgjë, teksa ish-lojtari i rugbyt ishte në gjendje agonie duke vdekur pak më vonë. Gruaja, sipas policisë ka arritur të dalë jashtë makinës teksa ulërinte se bashkëshorti po i digjte të gjallë duke i hedhur benzinë makinës. Menjëherë ndërhyrja e shpejtë e ka marrë në gjendje të rëndë për të çuar urgjent në spital, por pavarësisht se mjekët kanë bërë gjithçka kanë mundur, gruaja ka vdekur disa momente më vonë.

Deklarohet se bashkëshortja e Rowan ishte duke ngarë makinën së bashku me burrin përkrah dhe fëmijët në sediljen e pasme të makinës, teksa menjëherë Rowan ka nisur të hedhë benzinë mbi të shoqen dhe fëmijët. Pasi i ka vënë edhe zjarrin makinës, 42 vjeçari fillimisht ka menduar t’i vrasë duke i qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas të verë flakën.

Nuk janë të qarta motivet të cilat kanë shtyrë Rowan për të kryer këtë krim, por disa prej familjarëve të tyre të pyetur pas krimit, deklarojnë se çifti prej kohësh kishte probleme dhe grindeshin me njëri-tjetrin duke diskutuar për divorcin dhe marrjen e fëmijëve në përgjegjësi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet