Do të ketë sulme të tjera terroriste

"Jemi në luftë sepse tërrorizmi luftohet" tha kryeministri francez Manuel Valls nga foltorja e konferencës botërore që po mbahet në Monako. Valls tha se do të ketë sulme të tjera të mëdha nga Isis. Kërcënimi nga terrorizmi nuk do të zvogëlohet dhe është "botëror". Këtë të vërtetë ne ia detyrohemi popujve tanë, tha Valls. "Do të ketë sulme të tjera, në shkallë të gjerë, kjo është e sigurt" tha ai. Gjithmonë për çështjen e sirisë, marëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë po bëhën gjithnjë e më të ndera. Nga konferenca e Monakos kryeministri Dmitri Medvedev la të kuptojë se raporti ndërmjet rusisë dhe perëndimit ka arritur deri në pikën e një "lufte të ftohtë". "Në Siri nuk ka vend për dialog ndërkombëtar, nuk mund të lejojmë që kjo të kthehet në një Libi të dytë, Afganistan, ose Jemen" shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet