'Doktori fals' infekton 21 persona me virusin Hiv. Nuk ndërronte shiringat dhe gjilpërat

Një zyrtar i shëndetësisë indiane, ka deklaruar publikisht se “një doktor fals teksa jepte shërbimin në një fshat të varfër për të ftohtë, kollë dhe diare, ka infektuar të paktën 21 persona me virusin Hiv duke përdorur shiringa dhe gjilpëra të pakontaminuara dhe jo sterile”. Sushil Choudhuri, ka shtuar se policia është duke kërkuar për arrestimin e Rajendra Yadav, i cili është larguar drejt Bangarmout, një qytezë e vogël në shtetin verior të Udar Pradesh. Sipas dëshmisë së dhënë nga disa prej fshatarëve, doktori është parë shumë rrallë herë të ndërrojë shiringat dhe gjilpërat. Ata shtojnë se, “doktori fals”, duket qëllimisht në atë që bën sepse do të përhapë virusin Hiv. Teksa sistemi shëndetësor indian po përballet me një numur jashtë mase të vogël doktorësh dhe infermierësh nëpër spitale, miliona persona të varfër nëpër fshatra shikojnë mundësinë e doktorëve jo të liçensuar për trajtime dhe medikamente më të lira. India ka mbi 2.1 milion persona që jetojnë me virusin Hiv deri në fund të vitit 2017, sipas UNAIDS.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet