Donald Trump do të deklarojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit të mërkurë

Presidenti amerikan Donald Trump, pritet ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin zyrtar të Izraelit gjatë një fjalimi që do të mbahet të mërkurë. Sipas informacioneve, Trump nuk është presidenti i parë i cili ka premtuar ndërrimin e kryeqytetit hebre.

Por mendohet se do të ketë diskutime në lidhje me këtë fakt, sepse besohet se Izraeli do të ketë të drejtën e plotë të kontrollit të qytetit të shenjtë, gjë e cila do të shkatërrojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Aneksimi nga Izraeli i lindjes së jerusalemit më 1967 dhe zonës përreth, vazhdon të quhet i paligjshëm nga Kombet e Bashkuara.

Palestinezët kanë arritur të kenë të drejtë mbi një pjesë të qytetit në të cilën ndodhen zona të shenjta për muslimanët. Duke parashikuar të papriturat e pakëndshme, zëdhënsi i presidencës palestineze Nabil Abu Roudeina, ka theksuar me zemërim se pritet që të ketë konflikt në Jerusalemin Perëndimor, pasi ai është konsideruar si kryeqyteti i plotë i shtetit të palestinës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet