Donald Trump nuk ia vuri veshin kërcënimit të Covid-19. CIA e këshilloi presidentin

“Presidenti Donald Trump injoroi raportimet nga inteligjenca amerikane duke nisur nga janari në lidhje me shkallën e intensitetit të shpërthimit të koronavirusit në Kinë”, bën të ditur The Washington Post. Duke cituar familjarët e zyrtarëve të agjencisë, gazeta shkruan se natyra e përhapjes së virusit dhe nisjen e kujdesit që Kina po i bënte dhe kërkesës për marrjen e masave nga qeveria, duket se nuk u panë seriozisht.

“Donald Trump nuk mund ta kishte parashikuar këtë, por shumë njerëz dhe persona nga qeveria e kishin parashikuar, por ata nuk mundën të bënin asgjë ta vinin atë në punë ndaj këtij problemi”, shkruan njëri nga zyrtarët në gazetë. “Sistemi ishte gati i kuq. CIA dhe zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare duket se nuk ia vunë veshin komenteve të medias.

I pyetur për një koment në lidhje me këtë fakt, zëdhënësi i shtëpisë së bardhë Judd Deere, e ka drejtuar njërin nga gazetarët e medias amerikane të takojë Gogan Gidley. “Presidenti Trump ka marrë masa historike dhe të forta për mbrojtjen dhe shëndetin e banorëve të amerikës, ndërsa media dhe demokratët zgjodhën vetëm të fokusohen në politikën budallaqe të një çështje legjitime”, u shpreh Gidley.

“Është më tepër se e pështirë, e pabesueshme dhe pa respekt për burime të ndyra anonime të shkruajnë këtë histori. Është një kërcënim për këtë vend”. Një informator i ka thënë medias amerikane se komiteti i kongresmenëve ishte vënë në djeni të plotë për kërcënimin që koronavirusi paraqiste në muajin Janar dhe Shkurt.

Raportimet nga inteligjenca nuk e kishin parashikuar se kur virusi mund të godiste SHBA-në ose të rekomandonin hapat që duheshin marrë si përgjigje. Raporti nënvizon se “përhapja e virusit do të nisë në Kinë dhe më pas në vende të tjera, duke deklaruar se zyrtarët kinezë po minimizonin impaktin e përhapjes së virusit”.

“Me gjithë administratën, më të afërtit e Trump u përpoqën ta bindin atë për seriozitetin e virusit. Sekretari për Shërbimin ndaj Shëndetit Social, Alex Azar ka qenë i pa aftë për të diskutuar për virusin me Trumpin deri më 18 Janar”, kanë thënë dy zyrtarë të administratës për median.

Më pas në Janar, pjestarët janë takuar me shefin e stafit të shtëpisë së bardhë Mick Mulvaney, duke u munduar të bindin zyrtarë të nivelit të lartë të monitorojnë virusin. Me drejtorin e këshillit të çështjeve të jashtme të shtëpisë së bardhë Joe Grogan, ata theksuan se “nëse Shtëpia e Bardhë nuk e merrte seriozisht adresimin ndaj virisut, çështje e cila do të bëhej e njohur thuajse në mes të muajit, Trump rrezikon të humbasë edhe zgjedhjet.

Trump dukej sikur e kundërshtonte rrezikun e virusit, duke besuar informacionet e dhëna nga presidenti kinez Xi Jinping. Zyrtarët e administratës deklaruan se pavarësisht se disa nga këshilltarët e tij këmbëngulnin se Kina publikonte të dhëna jo të sakta për virusin dhe numrin e viktimave, Trump lëvdonte kinën e cila do të mbante nën kontroll virusin deri nga fundi i janarit.

Trump e argumentonte këtë qëndrim duke thënë se “ai do të ushtronte më tepër presion ndaj Xi Jinipng, dhe Pekini do të mund të publikonte se se si arriti ta ndalonte shpërthimin e koronavirusit. Edhe në rastet kur virusi arriti të përhapej goxha në amerikë, Trump gjithnjë kundërshtonte të karakterizonte virusin si “një kërcënim”. Dy pjestarë të administratës kanë deklaruar se teksa ishin duke u rrikthyer nga India, Trump është mërzitur nga zyrtarja e CDC-së Nancy Messonnier, e cila po frikësonte investitorët me aksionet e tyre në fund të shkurtit, e cila më pas ndryshoi edhe jetën e amerikanëve pas shpërthimit të fuqishëm të Covid-19.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet