Russiagate: Donald Trump rrezikon impeachment, zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria

Ditëlindje e hidhur ka qenë kjo e fundit për presidentin amerikan Donald Trump, i cili pikërisht dje u njoh me akuzat për pengesa që po i bën punës së drejtësisë amerikane. Kjo ishte akuza që detyroi Rochard Nixon të jepte dikur dorëheqjen, duke evituar kështu impeachment të sigurt. Lajmi u dha nga Washington Post, që citon burime anonime. Sipas pesë burimeve të ndryshme, kreu i Inteligjencës Daniel Coats, drejtori i Nsa Mike Rogers dhe Zv. i tij Richard Ledgett janë marrë në pyetje nga Mueller. Prokurori special Robert Mueller që po udhëheq hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016 do të marrë në pyetje drejtuesit e lartë të inteligjencës, në hetimet e zgjeruara që implikojnë direkt Donald Trump për pengesa që po i bën drejtësisë. "Rrjedhja e lajmeve nga FBI që lidhen me presidentin është skandaloze, e pajustifikuar dhe e jashtëligjshme", komentoi Marko Corallo, zëdhënësi i Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet