Drejtësia amerikane bllokon vendimin e Trump për endrrën e 800.000 emigrantëve

Drejtësia amerikane përkohësisht bllokon vendimin e administratës Trump për t'i dhënë fund programit që mbron ëndrrën e 800,000 njerëzve që mbërritën në Shtetet e Bashkuara bashkë me fëmijët me prindër të paligjshëm emigrantë. Gjykatësi i qarkut Ëilliam Alsup ka pranuar kërkesën për të ndaluar urdhrin e Trump të paktën derisa të zgjidhen paditë e ndryshme. Programi për keto emigrantë që duhet të lagohen nga SHBA në synimet e Trump, duhet të mbyllet më 5 mars. Vendimi i drejtësisë amerikane është një shuplakë tjetër për presidentin amerikan në frontin e emigracionit, duke lënë në fuqi rregullat e kohës së Obamës derisa të ndërmerren veprime ligjore. Këto negociata janë në proces për të zgjidhur ëndrrën e këtyre emigrantëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet