Dy milionë myslimanë fillojnë pelegrinazhin në Mekë

Rreth dy milionë besimtarë kanë filluar pelegrinazhin e përvitshëm në qytetin e Shenjtë të Mekes. Vizitat zhvillohen në qëndër të qytetit dhe përreth tij. Autoritetet saudite mobilizuan mjete të rëndësishme, përfshirë 100 000 anëtarë të forcave të sigurisë, dhe janë shprehur të gatshme të parandalojnë situatat kaotike ndërkohë që ka dy vjet që ikjet në rrëmujë e sipër kanë shkaktuar rreth 2 300 të vdekur. Besimtarët kanë arritur tashmë në rrafshnaltën e Arafatit ku do të kalojnë natën para se t’i ngjiten malit që e dominon, pika kulminante e pelegrinazhit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet