Dy sesionet e mëdha të Kinës. Çfarë do të diskutohet këtë vit

“Dy sesionet” e mëdha të kinës, të cilat u shtynë për t’u zhvilluar në datën 21 Maj për shkak të Covid-19, më në fund do të hapin siparin në Pekin, teksa vendi është rrikthyer në normalitetin e tij pas pandemisë. Viti 2020 është më tepër i rëndësishëm pasi do të shënojë edhe përfundimin e planit të 13-të të pesë vjeçarit 2016-2020.

Jeta pas pandemisë, do të jetë pika kryesore e të gjithë axhendës nga të dyja sesionet si nga ai i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Republikës Popullore dhe Kongresit Kombëtar Popullor, legjislaturës më të lartë të vendit.

Rregullat post-pandemisë

Shpërthimi i Covid-19 i solli kinës humbje të mëdha. Megjithatë, nën forcat dhe sakrificat e jashtëzakonshme, situata u vu nën kontroll dhe si ekonomia ashtu edhe jeta e njerëzve janë kthyer në normalitet. Pjesmarrësit pritet të diskutojnë eksperiencat dhe mësimet e marra nga lufta kundër koronavirusit, si të kërkohet zhvillimi ekonomik dhe shoqëror nën masat e marra ashtu si edhe rritjen e kujdesit nga vendi për emergjenca të këtij niveli dhe raportimi i ngjarjeve të mëdha.

Targeti i rritjes

Ekonomia kineze është duke kaluar në ndryshime të thella dhe vështirësi për shkak të pandemisë. Rritja e GDP-së do të jetë në thelb të raportit javor duke përfshrië papunësinë, të ardhurat si dhe jetën e shtetasve.

Doktor. Zhao Hai, kërkues në Akademinë e Shkencave Sociale të vendit, shprehet se “qeveria qëndrore ka pikësynim dhënien e impaktit pas pandemisë, pasi është shumë e vështirë të parashikohet rritja e fundit e ekonomisë së vendit”. Sipas tij, qeveria e ka përqëndruar idenë e punës në mbrotjen e gjashtë shtyllave duke përfshirë, punësimin, eksportin, cilësinë e jetës dhe sigurinë e ushqimit

Zhdukja absolute e varfërisë 

Një tjetër pikë që do të diskutohet me imtësi është edhe zhdukja e varfërisë. Kina është në fund të projektit për eleminimin e “varfërisë” në vitin 2020. Përveç virusit, kjo pikë është ajo e cila nuk do të mund të ndryshojë kurrësesi. Për shkak të pandemisë që pushtoi vendin, shumë persona humbën punën, duke bërë që po këta persona të rrikthehen në gjendjen e mëparshme. Kjo do të jetë njëra nga programet prioritare të qeverisë së vendit.

Kodi civil

Kina është duke u afruar për pasjen e një kodi civil afat-gjatë, pasi drafti do të diskutohet dhe miratohet në pjesën e dytë të Kongresit Kombëtar Popullor në debat special. Me 1.260 artikuj, drafti është legjislacioni më i madh në vend, ashtu si edhe i vetmi zyrtar me emrin “kod”.

Kodi civil është një enciklopedi e jetës së njerëzve. “Është ligji më i rëndësishëm që mbulon sferën private dhe që duhet të jetë “kushtetuta civile” e shoqërisë moderne. Drafti i kodit civil përmban 7 libra, duke përfshirë parashkimin dhe seksionin e pronës, kontratat, të drejtat personale, martesa dhe familja, prona dhe shkeljet.

Loja e akuzave ndaj përgjigjes së Covid-19

Teksa pandemia është përhapur shumë në të gjithë globin, Kina po përballet me trysninë politike pasi shumë vende po fokusohen të akuzojonë vendin si origjinë e virusit dhe janë duke e përdorur kinën si “cjap për gabimet e tyre”. Kina ishte viktima e parë e goditur nga virusi. Pavarësisht ndryshimeve, Kina u përgjigj shpejt dhe me vendosmëri duke dhënë transparencë, hapje dhe përgjegjësi të plotë në luftën kundrë koronavirusit.

Pjesmarrësit në të dyja sesionet do të diskutojnë “si të mbajnë një situatë të hapur për botën e jashtme, promovimin e një ligji stabël për të gjithë, vazhdimin e dhënies së propozimeve për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët dhe deklarimin e një historie pozitive të kinës për krijimin e një hapësire për opinionin ndërkombëtar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet