Dy viktima nga sulmi me armë brenda kampusit të universitetit në Luiziana

Dy persona duke përfshirë edhe një student, janë gjuajtur me armë zjarri sot për vdekje në njërin nga kampuset e Universitetit Shtetëror Grambling në shtetin e Luizianës veriore. Policia deklaron se personi i cili gjuajti me armë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia shton se studenti dhe shoku i tij janë vrarë pas një grindjeje të fuqishme e cila nisi në njërën nga dhomat e konviktit. Personat quhen Earl Andrews and Maquiarious Caldwel, të dy të moshës 23 vjeç nga Farmerville.

Zëdhënësi i universitetit ka deklaruar se u është kërkuar të gjithë studentëve të qëndrojnë mbyllur nëpër dhomat e tyre. “E dimë se pas asaj që ndodhi nuk ka më kërcënime dhe të keqe për të ndodhur. Policia dhe punonjësit e kampusit janë duke bashkëpunuar me zyrën e sherifit, zyrë e cila po drejton edhe hetimin e ngjarjes”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet