E frikshme, në Meksikë policia po zhduk njerëz

Rreth 21 persona, por ndoshta dhe më shumë, rrezultojnë të zhdukur që nga Shkurti i vitit 2018, në shtetin verilindor të Tamaulipas (Meksikë). Në një raport të publikuar nga OKB, ekspertët shkruajnë se forcat e sigurisë në vend po zhdukin njerëz. Në Tamaulipas janë vrarë dhe disa gazetarë, arsye për të cilën zyrtarë të OKB, e përshkruajnë këtë shtet meksikan si zona e heshtur. Qeveria meksikane tha se do të marrë masa që të ndalojë dhunën dhe të gjejë personat e zhdukur. Ajo gjithashtu i kërkoi më shumë informacione OKB-së. Kjo e fundit paraqiti të mërkurën raportin që dokumenton zhdukjen e të paktën 21 personave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet