E rallë, bie dëborë në Sahara

Një gjë e rallë ka ndodhur ditët e fundit në Sahara. Bora ka pushtuar gjithë shkretëtirën. Ky është një fenomen shumë i rallë për të mos thënë që nuk ndodh kurrë. As reshjet e shiut nuk janë të pranishme në këtë zonë. Bora ra në Ain Sedra, një qytet algjerian në shkretëtirën e Saharasë. Fotografët kanë shpejtuar ta memorizonin në aparatet e tyre këtë fenomen pasi dëbora shkriu shpejt. Temperaturat më të ulëta në janar në këtë zonë janë 12.4 gradë Celsius. Bora e fundit në Sahara është regjistruar në shkurt të vitit 1979.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet