EasyJet sulmohet nga hackerat. Vidhen të dhënat e mbi 9 milion klientëve

Kompania britanike e fluturimeve EasyJet, ka deklaruar se “ka patur sulm informatik dhe shumë të sofistikuar, duke u vjedhur të dhënat personale të mbi 9 milion klientëve nga hekerat”. Hakerat kanë patur mundësi të futen në adresat e e-maileve dhe detajet e udhëtimeve në një numur deri në 2.208 personash, si dhe të dhënat e kartave të kreditit të pasagjerëve.

“E marrim shumë seriozisht çështjen e sigurisë së klientëve dhe do të vazhdojmë të investojmë për të përmirësuar papushim sistemin dhe ambjentin tonë”, thekson në deklaratën e kompanisë.

Shoqëria e fluturimece ka shtuar se është e impenjuar për marrjen e informacioneve dhe zbulimin e asaj se çfarë ka ndodhur duke aktivizuar forcat e shërbimit nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Sistemit.

Nuk është hera e parë që një kompani fluturimesh britanike goditet nga hakerat. British Airways në vitin 2018, ka humbur të dhënat dhe detajet e kartave të kreditit të mijëra klientëve të saj. Gjykata e ka dënuar me një gjobë prej 240 milion eurosh për mungesë të mbrojtjes së privatësisë.

Edhe kompania Cathay Pacific është sulmuar nga hakerat në tetor të 2018 duke deklaruar se janë vjedhur të dhënat e mbi 9.4 milion pasagjerëve, emrat, kombësia, data e lindjes, numrat e telefonave, e-mailet, adresa e shtëpive, numrat e dokumentave të identitetit si dhe kronologjia e udhëtimece dhe kërkesat për shërbimin e klientit. Por sulmuesit kanë patur akses edhe mbi 403 karta krediti.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet