Egjipti në situatë emergjente. Izraeli mbyll kufirin

Siguri maksimale për vizitën e papa Françeskut në Kairo

Situatë emergjente për tre muaj në Egjipt. Kjo është deklaruar nga presidenti i vendit al-Sissi menjëherë pas përgjakjes në dy kisha të vendit gjatë ceremonisë të së djelës së palmave, duke shkaktuar 47 viktima dhe 126 të plagosur.

Këshilltari për protokollin e imamit Al-Azhar dhe ambasadori Kari Abdelmottaleb, ka deklaruar se “nuk do të ketë asnjë problem për sigurimin e vizitës së papa Françeskut në Kairo gjatë datës 28 dhe 29 Prill. “Ju siguroj se nuk do të ketë asnjë problem për sigurinë. Papa do të jetë mëse i kënaqur dhe i mirëpritur në vendin tonë. Gjithçka do të jetë nën sigurinë maksimale”, ka thënë këshilltari.

Mbyllja e kufirit ka qenë urdhër i menjëhershëm dhe kjo vlen jo për qytetarët e tjerë, por vetëm për ata nga Izraeli. Vendimi është marrë pas informacioneve të marra për një sulm ndaj shtetasve izraelitë në zonën e gadishullit Sinai. Qyteti egjiptian Taba ndodhet vetëm disa kilometra larg nga Elihad në jug të izraelit. Kufiri do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të datës 18 Prill, në fund të pashkës hebraike.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet