Ekstremistët e Agimit të Artë, rrahin avokaten që mbron emigrantët

Evgenia Kouniaki, avokatja e njohur për emigrantët në Greqi, është sulmuar sot duke u rrahur nga ekstremistët e Agimit të Artë, lëvizja e ekstremit të djathtë dhe partia e tretë greke më e madhe e zgjedhur për numrin e deputetëve në parlamentin grek. Lajmi është publikuar nga media greke.

Siç thekson edhe e përditshmja Ekathimerini, “Kouniaki, është sulmuar së bashku me një tjetër grua teksa ishin duke zbritur nga një autobuz. Avokatja duhej të shkonte në një stacion policie në Athinë për shkak të një takimi për një peshkatar egjiptian, si dëshmitar i rëndësishëm në një proces pikërisht për Agimin e Artë për shkak të dhunës ndaj aktivistëve dhe emigrantëve”.

Kouniaki është çuar me nxitim në spitalin më të afërt nga ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Avokatja rrëfen se është goditur në kokë me grusht. Menjëherë ka postuar pamje nga fytyra e saj e gjakosur në rrjetet më të rëndësishme sociale. Policia ka nisur një hetim duke marrë në pyetje me dhjetëra persona të dyshuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet