Erdogan në luftë me median, mbyll 20 televizione

Erdogan ka nisur një fushatë të vërtetë kundër mediave në Turqi. Pas arrestimit të dhjetëra gazetarëve, Ankaraja ka vendosur të mbyllë 20 televizione në vend. Sipas zyrtarëve, këto media i kanë shërbyer organizatave të ndryshme terroriste, midis të cilave dhe atë të drejtuar nga Fethullah Gulen. Në rradhët e televizioneve të mbyllura janë edhe disa kanale që transmetojnë në gjuhën kurde. Ky vendim nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore të cilët kanë ngritur shqetësimin se këto aksione po bëhen në mënyrë që Erdogan të largojë zërat opozitarë. Gjithashtu ankesa ka pasur edhe nga shoqatat të cilat mbrojnë lirinë e medias. Në ditët në vijim pritet të mbyllen edhe televizione të tjera, pasi për zyrtarët në Ankara cilësohen si rrezik për sigurinë kombëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet