Erdogan zgjon pretendimet territoriale me Greqinë, alarmohet Athina

Erdogan ka alarmuar Athinën zyrtare me deklaratën e tij të fundit. Presidenti turk vuri në pikëpyetje traktatin e Lozanës të vitit 1923, ku u përcaktuan kufinjtë ndarës midis dy vendeve. Shefi i qeverisë turke është shprehur se për shkak të kësaj marrëveshjeje, Turqia ka humbur shumë ishuj. Reagimi i parë ka ardhur nga kryeministri Aleksis Tsipras. Ai e quajti kërcënim serioz për marrëdhëniet midis dy vendeve këtë kontestim nga ana e Ankarasë.

Kufinjtë midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë gjithmonë një çështje e ndezur midis dy vendeve. Incidenti i fundit është regjistruar në vitin 1996, ku palët rrezikuan të shkonin në konflikt të armatosur, pas debatit për një ishull të vogël. Gjithashtu tensioni është tepër i madh edhe për çështjen e Qipros.

Në traktatin e firmosur në vitin 1923, Turqia vendosi të hiqte dorë nga pretendimet territoriale. Ndërsa pak muaj më vonë, vendi ndryshoi mënyrën e qeverisjes nga perandori në republikë, ku kryeministër u zgjodh Mustafa Kemal Ataturku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet