Eshtra në shtëpinë e fushatës së ish-diktatorit paraguajan Alfredo Stroessner

Ekspertë të huaj në Paraguaj, kanë nisur punën për identifikimin e asaj që quhet “shtëpia e fushatës së shfarosjes nga diktatori Alfredo Stroessner (1954-1989)”. Nën regjimin e tij, janë torturuar mbi 20 mijë persona, nga ku 423 sindikalistë dhe komunistë të zhdukur. Zbulimi është denoncuar nga një grup personash të cilët kishin marrë me qera banesën e ish-diktatorit paraguajan.

Shtëpia ndodhet në qytetin Este, në kufirin lindor me brazilin, ndërkohë që procesi i identifikimit të eshtrave të gjetura do të bëhet nga një grup antroplogësh francezë dhe argjentinas. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe disa familjarë të viktimave të diktaturës në pritje të përgjigjes së gjykatës së të drejtave të njeriut, e cila ka nisur para disa kohësh edhe një proces.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet