Ethet e gripit afrikan tek derri shfaqen në Gjermani. Rasti në një fermë derrash

“Ethet e gripit afrikan tek kafshët janë shfaqur për herë të parë këto kohë në Gjermani”. Lajmi është bërë i ditur në Berlin nga Ministrja e Agrikulturës, Julia Klochner. Rasti është regjistruar në një fermë për rritjen dhe kultivimin e derrit në Brandenburg.

“Për fat të mirë, është zbuluar dhe kafsha që kishte virusin”, ka shpjeguar ministrja, duke kujtuar se “nuk bëhet fjalë për sëmundje e cila ve në rrezik jetën e njeriut, por që në fakt ka ndikim shumë të lehtë edhe për kafshët.

“Edhe konsumi i mishit të kafshëve të vaksinuara nuk përbën rrezik për konsumatorin”, ka shtuar ministrja. Zbulimi i derrit të ngordhur për shkak të etheve afrikane ka ndodhur në kufi me Landin e lindjes, një territor në kufi me Poloninë. Mendohet se ky rast do të nisë të ndikojë në eksportin e mishit të derit brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Ky është një skenar që po e tremb sektorin.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet