FBI hetoi prej muajsh fondacionin e Hillary Clinton

FBI ka qenë duke hetuar fondacionin e Clinton prej muajsh. Hetimet kanë rifilluar një vit më parë. Agjentët tani po përpiqen të përcaktojnë nëse donacionet e bëra në fondacion ishin të lidhura me aktet zyrtare kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit nga viti 2009 deri në 2013 por nuk identifikuan se cilat donacione specifike po shqyrtojnë. Ky hetim vjen në një kohë jo fort të mirë për Departamentin e Drejtësisë dhe FBI. Shtatë vende, duke përfshirë tre shtete të Gjirit Persik, dhanë miliona dollarë në Fondacionin Clinton kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit. Megjithatë, ekzistenca e hetimit tashmë ka çuar në akuzat e demokratëve se administrata republikane po ndjek raste të vjetra dhe të vdekura për të ndëshkuar armiqtë politikë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Fondacionit Clinton Craig Minassian tha: "Kohë pas kohe, Fondacioni Clinton ka qenë subjekt i akuzave të motivuara politikisht dhe herë pas here këto pohime janë provuar të rreme. Asnjë nga këto nuk na bën të lëkundemi në misionin tonë për të ndihmuar njerëzit. Fondacioni Clinton ka përmirësuar dukshëm jetën e miliona njerëzve në të gjithë Amerikën dhe në mbarë botën duke fituar vlerësime të larta nga grupet mbikëqyrëse të bamirësisë në proces. Ka çështje të vërteta në shoqërinë tonë që kanë nevojë për vëmendje që Fondacioni Clinton punon shumë për të zgjidhur çdo ditë. Pra, ne do të qëndrojmë të fokusuar në atë që ka rëndësi të vërtetë."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet