Facebook mbyll faqet e debateve politike

Facebook mbylli dje 559 profile në Facebook duke pretenduar se do të influenconin në zgjedhjet amerikane të mesmandatit në Nëntor. Gjithsej Facebook mbylli 559 faqe dhe 251 profile. ”Facebook mbylli faqe dhe profile të përfshira pasi kanë shkelur në mënyrë të përsëritur kushtet e përdorimit kundër spam dhe grupe të koordinuara mashtrimi”, shkruan kreu i sigurisë kibernetike të FB, Nathaniel Gleicher dhe përgjegjësi i produktit Oscar Rodriguez, në një postim të blogut. Shumë përdornin profile të rreme apo disa profile me të njëjtin emër dhe postonin sasi të madhe me përmbajtje nëpërmjet një rrjeti të grupeve dhe faqeve për të orientuar trafikun drejt faqeve të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet