Familja e kryeministrit serb Vuçiç, gëzon prona me vlerë mbi 1 mln euro

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe familja e tij zotërojnë 7 prona me vlerë mbi 1 milion euro në kryeqytetin serb, Beograd, ndërsa së fundmi mësohet se kanë shitur një të tetë. Dy nga apartamentet u blenë nga shteti në vitin 1990, me çmime të arsyeshme. Dhe sërish, deklarata e Vuçiç për vlerën e pronësisë së tij, të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Antikorrupsion të Serbisë tregon se ai është një nga zyrtarët më të varfër në rajon.

Kryeministri serb ka deklaruar se zotëron vetëm një apartament studio 30 metra katrorë dhe asnjë pronë tjetër, as makina, as kompani e as kursime në bankë. Rroga e tij mujore është 1 mijë euro, kështu që edhe blerja e apartamentitstudio duhet të ketë qenë e vështirë për të.

Gjithësesi, familja e Vuçiç zotëron një numër të madh asetesh në Beograd, që janë kryesisht apartamente në zonat më të shtrenjta të kryeqytetit raporton agjencia OCCRP. Bashkëshortja e tij zotëron një apartament me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë në kompleksin rezidencial Belville. Ajo e bleu atë nga një biznesmen që opozita deklaron se është i afërt me qeverinë. Ndërkohë, nuk dihet se kush zotëron një apartament prej 118 metra katrorë i ndodhur në kompleksin tregtar YUBC, të cilin Vuçiç e bleu nga shteti në vitet ’90.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet