Filipinet goditen nga tërmet 6.8 ballë. 4 viktima, mes tyre edhe një fëmijë

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot jugun e filipineve. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Gjeofizik Amerikan. Lëkundja është lokalizuar 5 kilometra në juglindje të Magsaysay, provincën e Davao del Sur, në një thellësi prej 28.2 kilometrash.

Deri tani 4 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeç janë viktimat e këtij tërmeti i cili goditin jugun e vendit. Renato Soldum si dhe Drejtori i institutit të vullkanologjisë dhe sizmiologjisë kombëtare, ka shtuar se në vendin e ngjarjes ku ndodh tërmet ndodhej edhe presidenti i vendit Rodrigo Duerte së bashku me vajzën e tij në shtëpinë e tyre në qytetin Davao.

Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë dhe Sizmiologjisë, ka dhënë alarmin edhe për pritjen e lëkundjeve të tjera. Dy lëkundje me magnitudë 5.7 dhe 5 ballë janë ndjerë në veri të qytetin General Santos. Madje, deklarohet se për shkak të tërmetit është ndërperë energjia elektrike, duke bërë që pacientët e spitaleve të evakuohen duke u shpënë në qendra të tjera shëndetsore jashtë qytetit. Nga ana tjetër, Qendra e Kërkimeve për Cunami në Paqësor ka qetësuar banorët duke thënë se pavarësisht dëmeve të shumta nuk ka asnjë rrezik për cunami.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet