Fituesit e fotografisë më të mirë për kafshë të egra për 2017

Fotografia e vitit 2017 për kafshë të egra është një garë e dedikuar për natyrën dhe kafshët, i cili këtë vit mbushi plot 53 edicione. Morën pjesë rreth 92 vende, me rreth 50.000 foto të shkrepura. Pas shpalljes së finalistëve muajin e kaluar, Muzeu i shkencave natyrore në Londër ka shpallur fituesit e e Fotografit të Vitit 2017.

1.Fituesi i çmimit të parë është Brent Stirton i cili ka fotografuar një rinoceront të vrarë nga një komuitet lokal për ti marrë brinjët dhe për ti shitur në Kinë apo Vietnam.

2.Daniel Nelson, Holandë, shkrepi një foto të një gorille nëntë vjeçare që po përgatitej të linte familjen e tij.

3.Fitues për kategorinë për të rinj (11-14 Vjec ) ishte Ashleigh Scully, SHBA, me një foto të një ketri me kokën zhytur në borë.

4.Ekaterina Bee, Itali 5 vjec e gjysmë përgjatë një udhëtimi në Norvegji ajo shkrepi një foto të një pulëbardhe e cila kërkonte ushqim.

5.Justin Gilligan, Australi. Justin u befasua nga një grup gaforresh gjigande që zinin një sipërfaqe madhësie të një fushe futbolli. Në mesin e tyre një oktapod.

6. Laurent Ballesta, Francë. Zbuloi një ajsberg të vogël, dhe bëri të mundur të tregonte pjesën e zhytur të ajzbergut për herë të parë. U deshën tri ditë për të përgatitur këtë foto.

7. Eilo Elvinger, Luksemburg. Një ari polar krejtësisht i bardhë në ishujt e Svalbard, Norvegji.

8.Aaron "Bertie" Gekoski, Mbretëria e Bashkuar / SHBA. Në ishullin Borneo, tre breza të elefantëve të Borneos kalojnë tarracat e një plantacioni të palmave të shkatërruara nga industria e naftës.

9. Peter Delaney, Irlandë / Afrikën e Jugut. Një shimpanze e quajtur Totti qëndron pas nnjë femre duke u përpjekur për ti kapur dorën.

10. Brian Skerry, SHBA. Foto e breshkës më të madhe midis breshkave detare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet