Flakët në Kaliforni çojnë në shifra rekord, 31 të vdekur në një javë

Kalifornia vazhdon të digjet. Zjarri po shkatërron tetë qarqe në veri të shtetit. Dhjetëra mijëra hektarë vreshta tani janë kthyer në hi. Në një javë ka pasur një numër rekord prej 31 të vdekur, mbi 670 persona të zhdukur, më shumë se 3.500 shtëpi dhe biznese që po gllabërohen nga flakët. Sipas autoriteteve ka më shumë se 500 njerëz për të cilët nuk dihet asgjë. Historia e një cifti viktimash është bërë e njohur pasi Charles dhe Sara Rippey, përkatësisht 100 dhe 98 vjec që ka kaluar një jetë të tërë të dy kanë vdekur së bashku në flakët e shtëpisë së tyre në Napa. Guvernatori demokrat Jerry Brown ka deklaruar tashmë gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë qarqe dhe ka kërkuar ndihmë nga Donald Trump. Themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg bëri te ditur se Facebook do të dhurojë 1 milion dollarë për organizatat lokale për rindërtim pas valës së zjarrit. Mbështetja ekonomike do të vijë edhe nga Apple, një gjigant tjetër teknologjik në Kaliforni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet