Fle në aeroport me tre fëmijë të vegjël. Nëna australiane e bllokuar në Heathrow për shkak të ndalimit të fluturimeve në Australi

Me të tre fëmijët e saj të vegjël, është detyruar të flejë në tokë për tre ditë me radhë në aeroportin Heathrow të Londrës. Është kjo një aventurë jo e këndshme për nënën australiane Sheree Richardson e cila një ditë më parë ka publikuar fotot e saj në rrjetin Facebook së bashku me fotot e të tre fëmijëve “nga ku njëri i porsalindur” të mbuluar me kapotë për të mos u ftohur. Motivi? Limiti i arritjeve dhe nisjeve nga dhe për në Australi, për shkak të emergjencës që lidhet me pandeminë e koronavirusit.

Në postimin e saj në Facebook, gruaja tregon se kishte prenotuar fluturimin e saj shumë kohë më parë se qeveria australian të niste rrimbylljen e vendit. Avionit që arrijnë në Sidnej duhet të kenë jo më tepër se 30 persona në bord, duke bërë që të inatoset keq kush ka blerë biletën për klasën ekonomi.

Kompanitë Qantas dhe Virgin Australia, kanë ndaluar fluturimet e tyre ndërkombëtare dhe e vetmja kompani që bën lidhjen është Qatar Airways, me limitin prej 30 personash dhe karantinën e detyruar në hotel sapo arrin në Australi nga jashtë vendit.

Qatar Airways, pasi ka parë postimin e bërë nga Sheree, ka nisur të shpjegojë për njërën nga mediat australiane se familja Richardson ishte planifikuar për udhëtim në datën 16 dhe 17 shtator. “Për shkak të rregullave strikte mbi pasagjerët që udhëtojnë drejt australisë, kompania ajrore mund të transportojë vetëm një numur të limituar pasagjerësh ditorë drejt aeroporteve në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë ajrore.

Mbi 100.000 australianë kanë ngelur të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufirit si pasojë e koronavirusit dhe limitit të udhëtimeve edhe pse shifrat zyrtare të qeverisë flasin për 20 mijë persona të bllokuar jashtë vendit.

Menjëherë pas publikimit të historisë, ka ardhur edhe përgjigja nga qeveria në Perth, nga George BRandis, komisari i lartë australian për Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka kërkuar urgjentisht zgjidhjen e problemit të familjes së bllokuar në aeroport. Por autoritetet australiane janë përgjigjur se “nuk mund ta ndihmojnë familjen pasi të gjithë janë në fundjavë”. Tani familja e Sheree ndodhet në një hotel në pritje të nisjes së fluturimit dhe kthimit në shtëpi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet