Forcat irakene futen në Mosul, Isis masakron 300 civilë

Forcat irakene ndodhen shumë afër qytetit të Mosulit, dhe prej atje i kanë lëshuar një mesazh të fortë xhihadistëve të Isis:"Dorëzohuni ose vdisni". Kreu iraken Haidar al Abadi gjatë një vizitë në Shura, qytet 35 km ne jug të Mosulit, tha se do ti prisnin kokën gjarprit në Mosul: "ajo çfarë do të mbetet nga Daesh do të vijë duke rënë gjithnjë e më shumë dhe do të jemi në gjëndje ti fshijmë shumë shpejt". Abadi u kërkoi civilëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre gjatë betejave.

Forcat e Isis kanë kryer një tjetër masakër tek 300 civilë të cilët janë akuzuar se kishin bashkëpunuar me forcat armike, në veri të Mosulit. Grupet e ushtarëve të Isis kanë bërë vrasje në masë në fshatin e Moshairefa, Ninive ku së bashku me civilët ka vrarë dhe militantë të Isis që kishin tentuar të arratisen. Forcat qeveritare irakene kanë thyer barrierën lindore të qytetit Mosul dhe trupat ndodhen në pjesën lindore të lagjes Karama. Forcat anti Isis numërohen me rreth 40 mijë ushtarë të fanterisë gjatë gjithe vijës sulmuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet