Francë, autobuzi i shkollës përplaset me trenin 4 fëmijë të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Perpignanit në jug-perëndim të Francës. Një tren dhe një autobus shkolle janë përplasur në linjën hekurudhore Perpignan-Villefranche de Conflent në jugperëndim të Francës, jo shumë larg nga kufiri spanjoll. Si pasojë katër nxënës kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. 24 persona janë të lënduar rëndë, nga ku 21 nxënës që ndodheshin në autobuzin e shkollës, dhe 3 persona në tren. Nxënësit ishin të moshës 13-17 vjeç.I plagosuri më i vogël është i moshës 8 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet