Francezët i japin sot lamtumirën e fundit ish presidenti Chirac

Sot është dita e fundit e nderimeve për presidentin francez Jacques Chirac, i cili vdiq në moshën 86 vjeçare. Me mijëra francezë kanë bërë homazhe para arkivolit të tij. Franca ka shpallur tre ditë zie kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë. Në orën 15:00 në të gjitha institucionet publike do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij. Rreth 30 krerë shtetesh, përfshirë presidentin italian, Sergio Mattarella dhe atë rus, Vladimir Putin, do të marrin pjesë në funeral. Pasdite, ish presidenti Jacques Chirak, President i Republikës nga 1995 - 2007, dhe sipas një studimi, më i vlerësuari nga francezët së bashku me Charles de Gaulle, do të varroset, në varrezat e Montparnasse, pranë vajzës Laurence, e cila vdiq në vitin 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet