Freedom House, qeveritë spiunojnë qytetarët në rrjetet sociale

Freedon House është e shqetësuar për ndërhyrjet që qeveritë po i bëjnë rrjeteve sociale për të "spiunuar" zgjedhësit nëpër botë. Në një raport të organizatës Freedom House shkruhet se, liria në internet po ulet për të nëntin vit radhazi. Ajo ka gjetur prova për ekzistencën e programeve të avancuara të mbikëqyrjes së rrjeteve sociale në të paktën 40 nga 65 vende.

Në disa kombe, autoritetet zgjedhin thjesht të ndërpresin aksesin e internetit kur e shikojnë të arsyeshme, ndërkohë që disa të tjerë zgjedhin të manipulojnë informacionet në internet dhe të përhapin informacione të rreme. “Shumë qeveri mendojnë se propaganda funksionon më mirë se censurimi në platforma”, tha Mike Abramoëitz, president i OJQsë Freedom House.

“Drejtuesit autoritarë dhe populistë shfrytëzojnë natyrën njerëzore dhe algoritmet për të fituar zgjedhjet duke injoruar rregullat e vendosura për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ekuilibruara”, shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet