Frika nga ekspansioni i Rusisë, Polonia rekruton 35.000 forca paraushtarake

Polonia ka planifikuar rekrutimin e 35.000 forcave paraushtarake brenda muajit shtator, pasi i druhet një ekspansioni të Rusisë. Lajmi është bërë publik nga ministri i mbrojtjes Antoni Macierevicz. Grupimi do të përbëhet nga vullnetarë, të cilët do të trajnohen ushtarakisht, për tu përballur me separatistët rusë. Kërcënimi rus ndaj Polonisë po monitorohet edhe nga NATO, e cila pritet të dërgojnë një batalion në Poloni, por edhe në tre shtetet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni. Në total do të jenë rreth 4000 trupa, që do të dërgohen në këto vende. Pas aneksimit të Krimesë në mars të 2014, ndërkombëtarët i druhen një tjetër agresioni, edhe pse kanë ende në fuqi sanksione të shumta ndaj Rusisë. Marrëveshjet mes NATOs dhe Polonisë, pritet të zyrtarizohen në samitin dy ditor që do të mbahet në Varshavë në 8 dhe 9 qershor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet