Fut fëmijën e sapolindur brenda në valixhe. Arrestohet një grua në Manila

Një i sapolindur brenda në valixhe. Një grua amerikane është arrestuar në Filipine pasi ka tentuar të dalë nga vendi me një fëmijë të sapolindur brenda në bagazh. Sipas lajmit të shpërndarë nga një media amerikane, gruaja 43 vjeçare, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Manila, pasi agjentët e policisë gjetën në njërën nga valixhet e saj, një fëmijë të sapolindur.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka thënë se është tezja e fëmijës, por nuk ka mundur të tregojë asnjë dokument për të provuar afërsinë dhe lidhjen e gjakut me fëmijën, duke patur me vete vetëm pasaportën e tij. Çështja tashmë ndodhet në duart e zyrës kombëtare e cila deri tani mendon se bëhet fjalë për trafik të qënieve njerëzore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet