Gjarpri tmerron pasagjerët në aeroplan

Ulje urgjente në kryeqytetin meksikan

Në një skenë të ngjashme si filmat e Hollywood-it me sistemin 3D, një gjarpër është shfaqur në kabinën e një aeroplani mbi Meksikë, duke detyruar pasagjerët të kërkonin uljen e menjëhershme të avionit ku të ishte e mundur. Ngjarja ka ndodhur në aeroplanin e kompanisë Aeromexico nga Torreo për në pjesën veriore të vendit në kryeqytetin Mexico City. “Në momentin që gjarpri është diktuar nga njëri prej pasagjerëve, aeroplanit i është dhënë prioritet ulja në kryeqytet”, sipas një deklaratë per median nga kompania e fluturimit.

Pamjet e postuara nga rrjetet e ndryshme sociale, tregojnë gjarpërin që vërtitet në njërën nga pjesët e bagazheve sipas kokës së pasagjerëve, përpara se ulej dhe të rrëshkiste rrëmbimthi poshtë ndenjëseve të pasagjerëve. Gjarpri ka qenë e një race helmuese ngjyrë të gjelbër, sipas disa pasagjerëve, por deri tani kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Aeromexico deklaron se “e kanë kapur zvarranikun” në kryeqytetin e vendit. Por policia dhe linja ajrore janë duke hetuar mënyrën se si gjarpri ka arritur të hyjë brenda në aeroplan. “Procedurat kërkojnë të hetohet ngjarja menjëherë. Ajo që ne kërkojmë është të dimë si ka hyrë gjarpri në bordin e avionit dhe ne të kemi mundësi të evitojmë ngjarje të tilla në të ardhmen”, ka thënë një zyrtar i linjës së fluturimit.

©fotohermesnews

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet