Gjashtë raste të reja me të infektuar në Kinë. Në Wuhan, njëri në gjendje të rëndë

Autoritetet shëndetësore kineze kanë deklaruar se raportimi më i fundit i të infektuarve me Covid-19 në kinë, tregon se ka patur gjithësej 6 raste të reja me të infektuar në territorin e kinës. Tre prej këtyre personave, kanë qenë të infektuar brenda territorit të rajonit autonom të mongolisë së brendshme, dy të infektuar në provincën Jilin dhe një tjetër në Wuhan të provincës Hubei.

Sipas komisionit, përveç këtyre rasteve, është identifikuar edhe një tjetër person “i futur tek rastet e dyshuara”, i cili kishte mbërritur në Shanghai nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar Pudong nga jashtë kinës. Pas kontrollit shëndetësor që i është bërë, pacienti është paraqitur pranë qendrës së posaçme në qytet me probleme në organet e frymëmarrjes.

Në Wuhan, autoritetet shëndetësore lokale kanë deklaruar se aktualisht janë vetëm dy rastet më të fundit. Njëri prej pacientëve është nën trajtimin rrigoroz nga mjekët e njërit prej spitaleve, ndërsa bëhet fjalë se një tjetër pacient ndodhet në gjendje kritike për jetën, duke bërë që ndoshta të jetë edhe viktima e parë pas shumë kohësh në Wuhan. Tre persona janë larguar të shëruar nga ambjentet e spitalit, ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur nga 2 në 10 persona në qytet.

Bëhet e ditur se deri tani perveç këtyre rasteve brenda territorit të vendit dhe një të ardhuri nga jashtë në Shanghai, nuk ka patur asnjë viktimë. Numri total i të gjitha rasteve me të infektuar është 82.960 vetë duke përfshirë edhe 85 pacientët e fundit të cilët janë në trajtim mjekësor.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet