Gjenden eshtrat e gjeneral Gudin, i preferuari i Napoleon Bonapartit

Gjenden në Rusi, mbetje të epokës napoleonike. Sipas arkeologëve rusë dhe francezë, bëhet fjalë për trupin e gjeneralit Gudin, njëri nga të preferuarit e Napoleon Bonapartit. Do të jetë testi i ADN-së i cili do të heqë çdo dyshim, një test i gjatë, i komplikuar i cili do të duhet të përfundojë brenda një viti.

“Për aq sa dimë nga luftëtarët më besnikë të Napoleonit, gjenerali në luftë ka humbur njërën këmbë deri tek gjuri i sipërm. Napoleoni ka qenë i fundit i cili e ka parë të gjallë gjeneral Gudin dhe për këtë shkak dëshmia e tij është shumë e rëndësishme. Kjo është gjetja e parë kaq e rëndësishme që kemi bërë”, deklaron arkeologu Pierre Mailonvsky.

Për Gudin dihet se është goditur nga një shpatë gjatë ndërhyrjes në Rusi. Busti i tij ndodhet në pallatin e versajës dhe në Paris njëra nga rrugët mban emrin e tij. Napoleoni kishte kujdes dhe besueshmëri shumë të madhe ndaj këtij gjenerali, madje ka arritur të shkruajë edhe emrin e tij në Harkun e Triumfit. Me urdhërin e napoleonit, zemra e gjeneralit është hequr nga trupi dhe është konservuar per t’u varrosur në varrezën e Pere Lachaise.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet