Tërmeti në Meksikë, 12 vjeçarja e gjallë nën rrënoja

Tërmeti me shakllë 7.1 ballë në kryeqytetin e Meksikës e ka cuar numrin zyrtar të viktimave në 250, dhe vetëm 50 të mbijetuar. Prioritet për grupet e shpëtimit vazhdon të jetë kontrolli nën rrënojat e shkollave ku mund të jenë fëmijë ende gjallë. Së fundmi, pas shpëtimit të 3 personave një vajzë 12 vjeçare është gjendur gjallë nën rrënoja. Ajo ka mundur të sinjalizojë grupet e shpëtimit me anë të lëvizjes së dorës. Përpjekja për ta nxjerrë vajzën gjallë dhe pa e dëmtuar vazhdon akoma pasi proçesi është tejet i vështirë për shkak të shembjeve të shumta të rrënojave mbi trup.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet