Gjendet pas një jave 7 vjeçari japonez i braktisur nga prindërit

Gjendet pas shtatë ditësh në mes të pyllit në zonat malore të Japonisë dhe në gjëndje të mirë shëndetësore djali shtatëvjeçar japonez. Ai mori vëmënjden e botës për një javë pasi u braktis nga prindërit e tij në formë ndëshkimi për sjelljen e keqe. I gjithë shteti u ngrit në këmbë për të gjetur djalin e vogël me forca ushatarake, policore, civile, dhe gjuetarë të zonës të rekrutuar pas gjetjes së gjurmëve të freskëta të arinjve në zonë. Yamato Tanooka u gjet në ndërtesën e një baze ushtarake japoneze, rreth 7 kilometër larg vendit ku u braktis nga prindërit. Ai u zbulua nga një grup ushtarësh, të cilët hynë në magazinën e vogël gjatë stervitjes ditore për t'iu shamngur shiut. Pasi pohoi se ishte Yamato, djali tha se ishte shumë i uritur, dhe tregoi se kishte ecur nëpër male deri sa gjeti ndërtesën. Gjatë këtyre ditëve ai kishte pirë vetëm uje dhe kishte fjetur në dyshekë të vjetër që kishte gjetur në ndërtese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet