Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni, shkak zjarret

Shkalla e zjarreve që është shkatërruese në Kaliforninë veriore vazhdon të përkeqësohet. Numri i viktimave ka arritur në 21 persona. Autoritetet deklarojnë se 380 persona deri më tani konsiderohen të zhdukur. Mijëra hektarë tokë e pyje janë shkrumbuar. Biznese të shumta, shtëpi dhe struktura janë djegur nga flakët. Rreth 3000 zjarrëfikës po ndeshen me flakët e zjarrit. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Napa, Sonoma dhe Yuba.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet