''Këta njerëz janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të kenë një partner'', thotë raporton Byroja Federale Gjermane e Statistikave

Gjermanët duan të plaken vetëm

Pleqtë gjermane po jetojnë gjithnjë e më shumë vetëm. Sipas Byrosë federale gjermane të statistikave, 17,3 milionë njerëz jetojnë vetëm në vend, që do të thotë se vitin e kaluar në Gjermani një në pesë persona jeton vetëm. Që nga ribashkimi i vendit në vitin 1991, numri i familjeve me një anëtar është rritur 46%. Ndër arsyet e rritjes së numrit të të vetmuarve janë të rinjtë që largohen nga shtëpia e prindërve, martesat në një moshë të vonshme apo fare si dhe shkurorëzimet e shumta. Gjithashtu, një nga arsyet është problemi i plakjes, sepse në Gjermani ekziston një numër në rritje i të moshuarve që jetojnë vetëm. Sipas të dhënave, një arsye tjetër është numri i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë partnerë. Në vitin 2019, në Gjermani janë regjistruar 64,7% e meshkujve të pamartuar nën 49 vjeç, ndërsa numri i grave në këtë grupmoshë ishte 35,3%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet