Gjermani. 26 vjeçari vret prindërit dhe katër persona të tjerë

Dëshmitarët okularë deklarojnë se bëhet fjalë për grindje familjare

Gjashtë persona kanë ngelur të vdekur për shkak të një sulmi me armë në Rot am See në Wurttembert në jug të gjermanisë. Siç raporton policia lokale, përveç viktimave ka edhe disa persona të plagosur nga ky sulm në brendësi të një zyre.

Policia deklaron se deri tani i dyshuari për sulmin është arrestuar. Mes viktimave mendohet se ka patur “grindje për arsye personale” madje viktimat dhe agresori kanë patur njohje me njëri-tjetrin. Të tjerë e kanë quajtur “dramë familjare”, pasi sipas të njohurve në zonë, agresori ka gjuajtur me armë ndaj prindërve të tij si dhe katër personave të tjerë “dy burrave dhe dy grave”, të cilët u ndodhën në vendin e ngjarjes në atë moment.

Sipas policisë çështja dhe arsyeja e kryerjes së krimit ngelet ende e paqartë. Në ngjarje kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë nga ku njëri prej tyre në rrezik për jetën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet