Gjermani. Arrestohen 12 persona si pjesë e celulës së ekstremistëve të djathtë

Janë të paktën 12 personat e arrestuar gjatë një operacioni blic nga forcat e kontrollit kundër një celule të ekstremistëve të djathtë në 7 rajone federale në Gjermani. Bëhet fjalë për qytetarë gjermanë, të gjithë meshkuj mes tyre edhe një oficer policie.

Sipas hetimeve paraprake, 5 prej tyre janë themelues të grupit për vendosjen e objektit shënjestër dhe atentate kundër politikanëve, refugjatëve dhe muslimanëve.

Pesë të arrestuar të tjerë ishin nën vëzhgimin e forcave prej kohësh dhe sipas informacioneve zyrtare duket se në shtator kishin krijuar edhe celulën terroriste gati për të goditur. Ideja ishte “zbatimi i urdhërave të shtetit të republikës federale”.

Katër prej tyre ishin pjesë e grupit, ndërsa 8 pjestarët e tjerë duke përfshirë edhe një oficer policie ishin pjesë e ngritjes së shtetit. Këta të fundit kishin vendosur të takoheshin duke marrë dhe dhënë urdhëra vetëm në rrjetet online.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet