Gjermani, ekstremistët shpresojnë për një fitore në zgjedhjet lokale

Ekstremi i djathtë gjerman mund të arrijë të dielën, për herë të parë në krye të një zgjedhjeje të rëndësishme në Gjermani, gjatë votimeve rajonale në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë, që mbahen 30 vjet pas rrëzimit të Murit.

Dhe ky votim rrezikon të dobësojë akoma më shumë koalicionin e Angela Merkel.

Në Brandeburg, Landi përreth Berlinit, Alternativa për Gjermaninë (AfD) është renditur në krye me 21% të votave, një rezultat i ngushtë me partinë social-demokrate, që sot mban drejtimin brenda një koalicioni të majtë.

Në Saxe, rajon tjetër i thirrur në votime të dielën, AfD, krijuar në vitin 2013, kryeson në sondazhe me një diferencë të lehtë konservatorët e kancelares gjermane.

Por me 25%, nga 29% që priten për CDU, formacioni populist do të fitojë më shumë se 15 pikë në raport me zgjedhjet e fundit të vitit 2014.

Zgjedhjet europiane ishin një paralajmërim për partitë tradicionale. AfD kryeson në këto dy Lade. Një votim i tretë rajonal do të zhvillohet në Thuringe, rajon tjetër i ish-RDGJ, më 27 tetor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet