Gjermania dhe Austria përfshihen nga stuhitë e dëborës

Vazhdon alarmi i motit të keq në Austri dhe në jug të Gjermanisë ku gjatë fundjavës pati një stuhi të fortë dëbore. Kjo solli aksidente, dhe viktima, përfshi një burrë që u shtyp nga degët e shkëputura të pemëve dhe 5 skiatorë që gjetën vdekjen nga orteku në Austri. Në orët e para të pasditës së djeshme u evakuua dhe zona që përdorej për ski në Hochkar nga frika e orteqeve. Në Bavari, situata është shumë më tëpër kritike, pasi shkollat janë mbyllur dhe ka patur probleme me qarkullimin e hekurudhave. Rajoni Miesbach ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Sasia e madhe e dëborës në pak kohë sollën të gjitha këto probleme. Kjo gjendje do të zgjasë të paktën deri të enjten.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet